Aksidenti i rëndë në Shqipëri, shtatë emigrantët e vdekur janë nga Pakistani
Policia shqiptare ka bërë me dije se shtatë emigrantët që kanë humbur jetën dje një aksident janë nga Pakistani.
Sipas policisë emigrantët janë të moshave 28 deri në 32 vjeç dhe tre prej tyre janë identifikuar.
Policia ka njoftuar se ka identifikuar edhe tre shtetas që dyshohet se kanë bashkëpunuar me drejtuesin e automjetit, që transportonte emigrantët nga kufiri jugor me Greqinë drejt Shkodrës, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident.
Sipas policisë dy nga këta shtetas, banues në Shkodër, janë arrestuar, ndërsa personi i dyshuar si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale është në kërkim.
Avokati i Popullit ka thënë përmes një deklarate se ka përcjellë me shqetësim të thellë ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, që ka sjellë për pasojë 8 viktima.