Aksidenti me autobus në Pakistan lë 41 të vdekur
29 janar 2023
| 13:41
Më shumë se 40 persona vdiqën pasi një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në provincën jugore pakistaneze të Balochistanit të dielën, thanë zyrtarët.
41 trupa u nxorën nga rrënojat, tha për “Reuters” oficeri i policisë së qarkut Israr Umrani.
Autobusi që transportonte rreth 48 persona u përplas gjatë rrugës nga kryeqyteti i Balochistanit, Quetta për në qytetin jugor të Karaçit, thanë zyrtarët.