Aksidenti me fatalitet në Klinë, policia thotë se viktima humbi kontrollin dhe ra në humnerë për shkak të shpejtësisë

15 dhjetor 2024 | 20:24

Policia në Pejë ka dalë me komunikatë për media lidhur me aksidentin me fatalitet në fshatin Volljakë të Klinës ku humbi jetën një i ri.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku viktima humb kontrollin.

“Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa pasagjeri ka pёsuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatën e policisë.

Komunikata e plotë:

Ju informojmë se me datë 15 dhjetor 2024, rreth orës 12:15, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakё-Klinё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Klinё-Gjakovё, me tё arritur ne fshatin Volljakё-Klinё, duke mos ju pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe bie nё humnerё.

Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa pasagjeri ka pёsuar lëndime trupore.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shqiptarë ranë pre e një atentati mafioz në Athinë.…