Aksidenti me fatalitet në Mitrovicë, familja Azemi fal gjakun
31 dhjetor 2024
| 17:55
Të hënën, Muhamet Azemi, humbi jetën pasi u godit nga një veturë në Mitrovicë.
Policia bëri të ditur se 65-vjeçari u godit nga vetura teksa po ngiste biçikletën.
Imami Fatmir Latifaj, njoftoi se pas varrimit të të ndjerit, familja e viktimës ka falur gjakun.
“Falet gjaku i Bacit Met nga familja Azemi për hir të Allahut, elhamdulilah,” shkroi imam Latifaj.