Aksidenti më “i shtrenjtë”, Bugatti dhe Porsche përplasen në Zvicër

24 gusht 2020 | 18:15

Aksidenti “më i shtrenjtë” në Evropë ndoshta edhe në botë, ka ndodhur në një situatë plotësisht të zakonshme: kolona e veturave lëvizte prapa një kamp shtëpize, e për fat të keq shoferi i Bugatti Chiron dhe ai i Porsche 911 në të njëjtën sekondë kishin vendosur të tejkalojnë mjetin e rëndë.

E aksidenti në këtë situatë ishte i pashmangshëm, përveç veturave të shtrenjta në aksident janë përfshirë edhe vetura “kamp shtëpizë” dhe një Mercedes.

https://www.youtube.com/watch?v=rMVC3PBI5co&feature=emb_title

E pas ekspertizës së policisë zvicerane në kantonin Uri, është konstatuar se shoferi i mjetit me rimorkio është lënduar dhe për këtë është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, , transmeton “Telegrafi”.

Ndërkaq,  shoferët e Bugatti dhe Porsche kanë refuzuar të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët për aksidentin. Vlerësohet se dëmet materiale në këtë aksident kapin vlerën e 3.5 milionë eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një punëtor ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë sot…