Aksidenti me tre të vdekur, Çitaku kërkon hapa konkret për parandalimin e tragjedive të tilla
06 tetor 2024
| 17:05
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cilësuar natën e mbrëmshme si një “natë të kobshme” për vendin, pas aksidentit tragjik që i mori jetën tre të rinjve.
Çitaku shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për shoqërinë në tërësi.
Ajo bëri thirrje për rritjen e vetëdijes në lidhje me sigurinë në rrugë, duke theksuar se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një “këmbanë e fundit” për të gjithë ne.
“Institucionet dhe shoqëria duhet të ndërmarrin hapa konkret në parandalimin e tragjedive të tilla”, tha Çitaku.