Aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë, numri i viktimave shkon në 13
13 shkurt 2019
| 20:00
Numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë shtruar në Spitalet e Shkupit pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë, raporton “Alsat-m”.
Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e parë për media pas aksidentit.
Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë “Durmo Turs”, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.