Aksidenti tragjik afër Shkupit, tri gra të një familjeje u shuan

03 janar 2025 | 08:28

Tre persona janë nxjerrë pa shenja jete nga lumi Vardar afër Shkupit, pasi vetura e tyre doli nga rruga Rashçe-Saraj të enjten mbrëma. Ky aksident tronditi vendin atje, ndërsa raportohet se në veturë ka qenë edhe një person tjeter. 

Siç shkruajnë mediat në Maqedoni të Veriut, në veturë ka qenë një familje me pesë persona, tre prej të cilëve ishin gra dhe u gjetën të vdekura. ndërsa një fëmijë

Në veturë mësohet se ka qenë edhe një fëmijë, që gjatë rrokullisjes ka dalë nga vetura dhe është gjetur më pas nga disa kalimtarë që e kanë dërguar në spital.

Kërkimet për personin e katërt u ndalën mbrëmë për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisë për të parë qartë, për të vazhduar me aksionin sot.

Deri më tash nuk është bërë publik identiteti i viktimave që humbën jetën tragjikisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2024 nisi me një rast tragjik në Podujevë ku…