Aksidenti tragjik i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Itali

22 shkurt 2025 | 19:54

Dy persona humbën tragjikisht jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë mesnatës të së shtunës në Bari të Italisë.

3 makina u përplasën me njëra-tjetrën përgjatë rrugës që lidh Acquaviva delle Fonti dhe Gioia del Colle. Për pasojë humbën jetën 2 prej shoferëve.

Viktimat janë një djalë 19-vjeçar shqiptar, i cili jetonte në Gioia del Colle.

Sipas mediave italiane, ai humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Viktima tjetër është një 44-vjeçar, i cili u transportua me urgjencë në spital ku dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Ndërsa shoferi i tretë shpëtoi pa dëmtime.

Rrethana e aksidentit të rëndë nuk janë të qarta, e pritet që ato të zbardhen nga hetimet e karabinierëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sulm me thikë ka tronditur Franën këtë të shtunë,…