Aksidenti tragjik në Gjilan, ambasadori britanik shpreh ngushëllime
07 mars 2019
| 16:57
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi sot në Gjilan.
Përmes llogarisë së tij në “Facebook” ai ka shprehur ngushëllime për të prekurit nga kjo ngjarje.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë të prekur nga aksidenti tragjik në Gjilan, veçanërisht me familjet e viktimave”, ka shkruar O’Connelli.
Të paktën një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë lënduar nga ky aksident.
Aksidenti ka ndodhur pasi një kamion për shkak të problemeve teknike, ka aksidentuar tetë vetura dhe kalimtarë të rastit.
/Epoka e re/