Aksidenti tragjik në Kavajë, mbesin të vdekur tre persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Kavajë, ku tre persona kanë humbur jetën dhe një vajzë 21-vjeçare ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Një automjet i tipit “Mercedes Benz” që lëvizte me shpejtësi ka përplasur dy kalimtare, një grua me vajzën e saj. Nëna, Lumturi Demrozi, 46 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje së bashku me pasagjerin e mjetit, Gentjan Belba, 23 vjeç.
Ndërkohë, drejtuesi i makinës, Vilson Cara nuk u ka mbijetuar dot plagëve pas dërgimit në spital.
Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur detajet e aksidentit, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se makina ka humbur kontrollin dhe është ngjitur në trotuar.
Dy të rinjtë në automjet ishin nisur për të festuar ditëlindjen e Vilson Carës, i cili mbushte 24 vjeç.