Aksidenti tragjik në Kroaci: Në autobus ishin 67 pasagjerë dhe dy shoferë
25 korrik 2021
| 14:17
Damir Trut, nga Ministria e Brendshme e Kroacisë, ishte i pari që ka vizituar vendin e aksidentit të autobusit nga Kosova në Slavonski Brod ku humbën jetën 10 persona.
“Kishte 67 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit në autobus, dy shoferë. Nëntë pasagjerë dhe një shofer u vranë. 44 pasagjerë janë pranuar në spitalin Slavonski Brod ku iu dha ndihma mjekësore. Tetë prej tyre u plagosën rëndë, deri më tani katër prej tyre janë operuar”, ka thënë Truti, raporton “Dnevnik.hr”.