Aksidenti tragjik në Ozdrim të Pejës, familja Shala i zgjatë dorën e pajtimit familjes Elshani
Sot është bërë varrimi i dy këmbësorëve që u goditën për vdekje të shtunën mbrëma në Ozdrim të Pejës, Fadil dhe Avni Shala.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë i pranishëm në varrim nga ku ka njoftuar zgjatjen e dorës së pajtimit mes dy familjeve fqinje ngase shoferi që shkaktoi aksidentin ishte i familjes Elshani.
Haradinaj e ka quajtur aktin e pajtim si të ndershëm e burrëror.
Mbrëmjen e së shtunës një veturë goditi për vdekje dy këmbësorët, ndërsa personi i tretë ka arritur të shpëtojë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy këmbësorëve, derisa i treti po mjekohej në Spitalin e Pejës.
“Sonte rreth orës 21:30 policia është informuar për një aksident në fshatin Ozdrim të Pejës. Në këtë aksident ka qenë e involvuar një veturë dhe tre këmbësorë, ku si pasojë e këtij aksidenti dy nga këmbësorët kanë vdekur, vdekjen e së cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe këmbësori i tretë është dërguar në spitalin e Pejës”, kishte deklaruar Rugova.