Aksidenti tragjik në Raçë të Gjakovës, tri viktimat vdiqën në vend (Video)
17 prill 2021
| 21:13
Në orët e hershme të mëngjesit tre persona e kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Raçë të Gjakovës.
Viktimat, dy nga të cilët nga Bishtazhini dhe Pjetërshtani i Gjakovës e një nga Shkodra e Shqipërisë, sipas ekipeve shëndetësore vdiqën në vend të ngjarjes.
Nga Policia e Gjakovës njoftuan se shpejtësia dhe terreni i vështirë mund të jenë shkaktarët e këtij vetaksidenti tragjik.
Banorët e Raçës apelojnë që vozitësit të kenë kujdes në ngasje, ndërsa familjarët e viktimave nuk pranuan të deklarohen meqë ishin të tronditur nga rasti.
https://www.youtube.com/watch?v=qR1_PF67kNo&feature=emb_logo