Aksidentohen 22 kamionë
04 prill 2020
| 11:14
Një aksidentin zinxhiror, me dy viktima, ka ndodhur në afërsi të qytetit Harmanlı në autostradën E-80 të Bullgarisë. Sipas mediave vendase, në këtë aksident kanë humbur jetën një shofer turk dhe një bullgar. Në këtë aksident zinxhiror është përfshirë edhe një kamion me targa të Shqipërisë. Ndërkohë, sipas mediave në Bullgari, të paktën 40 persona janë plagosur e tre prej tyre janë dërguar me urgjencë në spital. Në vargun e aksidentit janë përfshirë 22 kamionë. Mësohet se shkaku i aksidentit është shkaktuar nga mjegulla dhe shiu i fortë. Nga ana tjetër, Zyra e Prokurorit të Qarkut Haskovo ka filluar një hetim mbi këtë aksident.