![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/01/8B6157F0-1E32-4E03-AC3D-6BC990BAEBD2.jpeg)
Aksidentohen dy vetura në Korreticë të Drenasit
09 janar 2019
| 11:04
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Komoran-Drenas, saktësisht në fshatin Korreticë e Ulët.
Një qytetar ka dërguar fotografi në “Kallxo.com” ku shihen veturat e aksidentuara.
Në këtë aksident shihen të jenë përfshirë një veturë e tipit Peugeot dhe një kombi, të dy me targa vendore.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.