Aksidentohen dy vetura në Prishtinë

07 maj 2023 | 15:21

Dy vetura janë aksidentuar mes vete mesditën e së dielës në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga “Insajderi”, në aksident janë të përfshira një veturë e tipit “pick-up” dhe një tjetër e tipit “Suzuki”.

Në vend të ngjarjes kanë dalë policia dhe autoambulanca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka triumfuar 2:0 në udhëtim ndaj Atalantas të dielën,…