![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/C93F9B27-F2DA-43B0-A8E6-10D460F83B45.jpeg)
Aksidentohen shtatë vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë të lënduar
Shtatë vetura janë përfshirë në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë janë në vendin e ngjarjes.
Kështu për Klan Kosova tha Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Krasniqi tha se rruga vazhdon të jetë e bllokuar.
“Më,24.12.2020 rreth orës 17:00, në autostradë (dalja për Suharekë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë shtatë (7) vetura. Njësitë relevante policore, njësitet e zjarrëfiksëve si dhe ndihma e shpejtë, janë në vendin e ngjarjes.
Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë lidhur me rastin, përderisa rruga për momentin mbetet e bllokuar për qarkullim”.
Zëdhënësi i Policisë më pas konfirmoi për Klan Kosova se janë pesë persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.