Aksidentohet Adem Grabovci
11 prill 2019
| 22:35
Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka pësuar një aksident në komunikacion të enjten në mbrëmje.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Grabovci përmes një postimi në “Facebook”, ku ka shkruar se aksidenti ishte i lehtë dhe s’ka pasur të lënduar. Grabovci është aksidentuar në rrugën Prishtinë – Pejë, në dalje të autostradës te Gjurgjica.
“Sonte kam pësuar një aksident të lehtë. Por, fal Zotit nuk ka të lënduar. Pra, jam shënosh e mirë. Faleminderit për interesimin dhe shqetësimin e treguar”, ka shkruar Grabovci.