Aksidentohet aktorja turke me familjen e saj
26 qershor 2020
| 18:37
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një makinë është përplasur dhe është kthyer përmbys. Në makinë ndodheshin këngëtari Alian, bashkëshortja e tij aktorja e njohur turke Buse Varol dhe djali i tyre 2 vjeç.
Buse Varol e cila njihet nga roli i Mislimelek në serialin “Kryeqyteti Abdylhamid”, dhe djali i saj janë tronditur shumë nga ky aksident. Ndërsa këngëtari Alian ka pësuar një lëndim në krahë.
Këngëtari në një deklaratë për mediat e përshkruajti si një rikthim prej vdekjes këtë aksident. “U tronditëm, jemi kthyer prej vdekjes. Është hera e parë në jetën time që pësoj aksident”-tha Alian.