Aksidentohet autoboti me naftë, merr flakë gjithë lagjja

21 tetor 2022 | 08:15

Një zjarr i madh u regjistrua në një qytet në qendër të Meksikës, pasi një autobus me karburant u aksidentua ndërsa kalonte shinat e trenit, për t’i vënë flakën dhjetëra shtëpive dhe makinave të parkuara.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Aguascalientes, detyroi mijëra qytetarë të evakuoheshin me shpejtësi dhe fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Ekipet zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën t’iu vinin në ndihmë të paktën 12 banorëve që ishin bllokuar në shtëpitë e tyre si pasojë e flakëve dhe tymit.

Drejtuesi i kamionit është arrestuar, ndërkohë që ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./a2cnn

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Iranin se po merr…