Aksidentohet djali i Brad Pitt-it dhe Angelina Jolie-së, 20-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital
30 korrik 2024
| 11:22
Djali i Angelina Jolie-s dhe Brad Pitt, Pax Jolie-Pitt, ka pësuar dëmtim të rëndë në kokë pasi është përfshirë në një aksident.
TMZ-ja raporton se 20-vjeçari po ngiste biçikletën elektrike në Los Anxhelos kur goditi pjesën e pasme të një makine.
Pax-i u dërgua në spital dhe raportohet se nuk mbante helmetë në momentin kur u aksidentua.
Djali i ish-çiftit po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00 kur u përplas me makinën.
Shoferi i makinës doli nga mjeti duke kontrolluar gjendjen e Pax-it përpara se të mbërrinin në vendngjarje policia dhe mjekët.
Burimet thanë për TMZ-në se Pax-i është në gjendje të qëndrueshme, por nuk dihet ende shkalla e lëndimeve që ka pësuar nga përplasja.