Aksidentohet fëmija dy vjeçar nga një veturë në Pejë
01 qershor 2021
| 09:55
Një fëmijë dy vjeçar ka pësuar lëndime trupore pasi gjersa ishte duke e kaluar rrugën është goditur nga një veturë në lëvizje.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30 në rrugën “Remzi Hasani”, në Pejë.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima kosovare ( fëmijë 2 vjeç) pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK”, thuhet në raport.