![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/96B3E822-5F01-46EB-8AF1-372BB03DAC17.jpeg)
Aksidentohet kombinusi me tre të burgosurë
17 shkurt 2020
| 11:34
Këtë të hënë është regjistuar një ngjarje e pazakontë, ku një furgon që transportonte tre të burgosur është përplasur nga një makinë, për pasojë ka mbetur i plagosur një polic.
Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë u përplas në aksin Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesarat. Polici, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrët me dëmtime të lehta.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, teksa nuk përjashtorhet mundësia që të ketë qenë një skenar për arratisjen e tre të burgosurve.