Aksidentohet me veturë djali i presidentit Thaçi, pëson lëndime trupore

13 gusht 2020 | 16:26

Djali i presidentit  Hashim Thaçi, Endriti është aksidentuar sot me veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë-Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për “lajmi.net”.

Në lidhje me këtë, gazeta Shneta ka raportuar se djali i presidentit është trajtuar në Klinikën Emergjente si pasojë e lëndimeve të marra.

“Është pranuar në Emergjencë pas orës 5 të mëngjesit. Ka pas disa lëndime të lehtë, gjakderdhje nga hundët. I janë bërë të gjitha ekzaminimet, RTG dhe CT, e pastaj është liruar në shtëpi”, është raportuar nga kjo gazetë në bazë të burimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka  nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit…