Aksidentohet vetura e KFOR-it në Kaçanik, dyshohet për pesë të lënduar

24 maj 2022 | 00:10

Aksidentohet vetura e KFOR-it në Kaçanik. Zyra për media e KFOR-it ka bërë të ditur që të hënën ka ndodhur një aksident mes një veture të KFOR-it dhe një veture tjetër, shkruan Insajderi.

Sipas komunikatës për media nga ky aksident janë lënduar pesë persona të cilët po trajtohen në spital.

“Më 23 maj në afërsi të qytetit të Kaçanikut, në një aksident në mes të dy veturave, në mesin e tyre një ushtar i KFOR-it, janë lënduar pesë persona.

Një automjet i KFOR-it dhe një veturë private janë përplasur.  Të gjithë të përfshirët kanë marrë tretman mjekësor në vendngjarje përpara se të transportohen në spital.

 Policia Ushtarake Ndërkombëtare e KFOR-it aktualisht është duke hetuar shkakun e aksidentit në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare.  Detaje të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme”, thuhet në njoftim.

Aksident KFOR-i, foto arkivi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24.05.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë  1.…