Aksidentohet vetura në Mitrovicë, vdes një 20-vjeçar
23 tetor 2020
| 11:07
Një 20-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me veturë në Mitrovicë.
Siç kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, viktima e këtij rasti ishte pasagjeri i moshës 20-vjeçare, teksa shoferi i veturës është dërguar në ndalim.
“Është vetaksident. Pasagjeri ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Një person është në ndalim. Viktima është e moshës 20-vjeçare”, bërë me dije Policia e Kosovës për “lajmi.net”.
Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi që vozitësi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës. Detaje të tjera nuk dihen.