Aksion i policisë në Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë

07 shtator 2022 | 08:11

Policia e Kosovës ka nisur sot, herët në mëngjes, një aksion të gjerë në pesë komuna.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se aksioni po zhvillohet me urdhër të Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë së Pejës.

Në shënjestër të prokurorisë janë 13 persona, të cilët dyshohen për import dhe shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është duke zhvilluar sot një aksion në pesë komuna të Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione. Njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit”, njoftoi Nikçi.

Gjithashtu, ai bëri me dije se në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente të tjera të veprës penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Lartë e Malit të Zi ka ngritur rast…