Aksion i Krimeve Ekonomike me autoritetet norvegjeze në Gjakovë
Gjatë ditës së sotme është raportuar për një aksion të forcave të sigurisë që po zhvillohen në komunën e Gjakovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, pa dhënë detaje tjera.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, ku për më shumë informacione do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, ka thënë Kelani.
Ndërsa burime e Indeksonline kanë bërë të ditur se cak ishin veprat për pastrim parash. Po ashtu dyshohen dhe vepra te ndryshme penale.