Aksion i madh antidrogë në Prizren, policia arreston katër persona

04 shtator 2023 | 11:48

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën katër persona në Prizren, pas operacionit kundër trafikimit me substanca narkotike.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, ka bërë me dije se operacioni është realizuar paradite.

“Sot në orët e paradites Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policorë, i cili përfshinë katër lokacione në rajonin e Prizrenit. Operacioni policor ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotik, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar”, ka thënë Kelani për “Telegrafin”.

Policia në vazhdimësi është kryer operacione në luftë kundër substancave narkotike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti i…