Aksion i policisë kundër kumarxhinjve e fajdexhive, çka ndodhi dje në Kosovë

06 tetor 2022 | 08:31

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, pas një hetimi disamujor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Gjykatës, janë duke realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit dhe janë arrestuar disa persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale të “Fajdes”, “Detyrimit” dhe “Organizimit të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

Po ashtu, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion.

“Operacioni i lartcekur ka për qëllim zbatimin e Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) dhe kontrollin e disa lokacioneve Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë”, ka njoftuar policia.

Sipas njoftimit, pasi që operacioni është ende në zhvillim e sipër, detajet shtesë do të ofrohen pas përfundimit të operacionit policor përmes një komunikate shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovarët kanë të depozituara në banka mbi pesë miliardë euro,…