Aksion i policisë në Karaçevë, konfiskohen aparate të bixhozit dhe rrënohen objektet ilegale

15 dhjetor 2021 | 11:04

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për aksionin e policisë në Karaçevë.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka thënë se aksioni ka qenë i suksesshëm.

“Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë i tij:

Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.
Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë zhvillohet java e 14-t në Art Motion Superligën…