Aksion kundër fajdexhinjve në Prishtinë, arrestohen katër persona
Një aksion kundër fajdexhinjve ka filluar në orët e hershme të mëngjesit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”.
Nga ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër persona të dyshuar, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj të njëjtëve do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore.
“Lidhur me zhvillimet e tjera do t’ju njoftojmë në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.