Aksion policor në veri

24 tetor 2019 | 10:23

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovicës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, bënë të ditur zyrtarë të Prokurorisë së Kosovës.

Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se aksioni është vazhdim i një aksioni të mëparshëm për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale: krim i organizuar dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Më 18 tetor, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri të Mitrovicës, ku ka arrestuar dy persona, në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Nimani, Rektori i Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" u…