Aksion simbolik nga shqiptarët në Luginë kundër diskriminimit nga institucionet serbe

14 janar 2025 | 11:58

Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë zhvilluar aksion simbolik të martën para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se aksioni është zhvilluar kundër diskriminimit të shqiptarëve, që sipas tij, një shqiptar u dënua me gjobë për një koment në “Facebook”, e një zyrtare policore serbe s’u dënua “pasi na quajti minj”.

“Shqiptarët i shihni me llupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë! Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc. Për një koment në Facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH. Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore  nga Medvegja e cila na quajti minj. Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!”, ka shkruar Lutfiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e martë) pritet të lëshohet uji në kanalin e…