Aksioni anti-kontrabandë në Shtërpce dhe Mitrovicë të Veriut, 11 të arrestuar dhe tri automjete të konfiskuara

08 prill 2022 | 18:36

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka realizuar operacionin policor “Transporti 2’.

Hetimet intensive kane filluar në fund të vitit 2021, me autorizim të prokurorisë, ndaj disa të dyshuarve shtetas kosovarë, me dyshim të kryerjes së veprës penale ‘tregti e ndaluar’.

“Sot në regjionin e Ferizajt dhe Mitrovicës së Veriut, është realizuar plani operativ, në kuadër të të cilit Departamenti i Policisë Kufitare dhe Doganën e Kosovës, ka kryer kontroll në katër lokacione, tre në komunën e Shtërpcës dhe një në komunën Mitrovicë Veri, dhe ka ndaluar, kontrolluar katër automjete me të cilat dyshohej se bëhej transport, gjegjësisht tregti e ndaluar dhe kontrabandë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Sipas Policisë, gjate kontrollit në këto katër lokacione dhe në automjetet e ndaluara është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit komercial, gjëra ushqimore, pije alkoolike, duhan etj., mall i kontrabanduar pa dokumentacion përkatës.

Në konsultim me Prokurorin e Shteti, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe janë arrestuar 11 meshkuj kosovarë nën dyshimin se merreshin me tregti të ndaluar dhe janë sekuestruar tri automjete.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt realizimit të objektivave strategjike për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe dukuritë tjera negative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në…