Aksioni antidrogë në veri, Sveçla: Do ta luftojmë çdo fenomen negativ e do ta forcojmë shtetin

12 shkurt 2023 | 16:27

Sot Policia e Kosovës ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicë të Veriut me ç’rast është arrestuar pronari i këtij laboratori.

Për këtë rast ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se bashkëpronar i laboratorit tashmë të shkatërruar është personi i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar, ndërsa njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllai i tij.

“Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vuçiq e Petkoviq. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar. Pavarësisht angazhimeve të policisë, kriminelët ende po mendojnë se mund të vazhdojnë me shkeljen e ligjit dhe kundërligjshëm të pasurohen në kurriz të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar maksimalisht që jo vetëm me institucionet e sigurisë por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid fitoi për të pestën herë Botërorin e Klubeve.…