Aksioni ‘Brezovica”, arrestohen ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe tre të tjerë

26 maj 2022 | 11:59

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës sot kanë realizuar aksionin “Brezovica ”, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë lokacione të ndryshme dhe me vendim të  Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës.

Personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

Ndërsa gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: pushkë e gjuetisë, revole, telefon celular, laptop dhe dokumente të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum…