Aksioni “Brezovica”, shtatë të arrestuar, dy zyrtarë të MMPHI-së

06 janar 2022 | 11:43

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e sotëm të Prokurorisë së Ferizajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, përmes një komunikate për medie, ka bërë me dije se në mesin e të arrestuarave janë dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI).

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit”, është thënë në komunikatën e prokurorisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar lidhjen…