![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/osmani-13.jpg)
Aksioni humanitar në Turqi, Osmani ndan mirënjohje për Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim
23 shkurt 2023
| 11:55
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim pas kthimi nga aksioni humanitar në Turqi.
Me këtë rast, Osmani u ka ndarë mirënjohje për kontributin vullnetar në operacionin humanitar në Republikën e Turqisë, pas tërmetit që goditi këtë shtet.
Në takim me vullnetarët e kësaj shoqate, Osmani ka çmuar lart kontributin e tyre, duke potencuar se ata kanë përfaqësuar denjësisht shpirtin solidar e human të të gjithë qytetarëve të Kosovës.