Aksioni i Inspektoriatit dhe Policisë në dy depo, reagon kryeministri Kurti
10 mars 2022
| 23:37
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të Inspektoriatit dhe Krimeve ekonomike në dy depo, të cilat u mbyllen pasi u në to u gjet sasi e madhe e vajit.
“Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni. 3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale” ka thënë kryeministri Kurti.
Tutje, ai ka theksuar se nuk do të lejohet zhvatja, duke thënë s është shtuar edhe kontrolli dhe mbikëqyrja.
“Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës” ka përfunduar Kurti.