Aksioni i Krimeve Ekonomike, mbyllet Mobilshop “FITA Service”
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka konfiskuar 118 telefona, ndërsa ka kontrolluar 31 mobil shopa.
Sipas njoftimit të policisë, një lokal është mbyllur në mungesë të dokumentacionit, ndërkaq një tjetër është bllombuar.
Sipas një video të publikuar nga indeksonline, mobil shopit, “Fita” i është ndërprerë veprimtaria përkohësisht nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, me dyshime për veprimtari ilegale pa licencë.
Operacioni ka rezultuar si në vijim:
– (31) lokacione, lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë.
– (118) Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar.
– (3) Tablet (IPod)
– (11) Airpods
– (1) lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar)
– (1) lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale:
“Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”
“Kontrabandimi i mallrave” dhe
“Shmangia nga tatimi”.