Aksioni i Njësisë Speciale, 10 të arrestuar në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës

21 dhjetor 2021 | 09:31

Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizimit, disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë firmash janë arrestuar të martën në aksionin e Policisë, për shkak të dyshimit për ryshfet e keqpërdorim të detyrës zyrtare,

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës. Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim..

Për të gjitha zhvillimet tjera lidhur me këtë aksion do të njoftoheni me kohë nga ana e Prokurorisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, me fillim nga ora 12.00, në skenën e vogël…