Aksioni i PSD-së te ura e Ibrit, Molliqaj: Veprimet e Kurtit çojnë në izolim
19 shtator 2024
| 14:02
Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik pranë urës së Ibrit në Mitrovicë.
Me këtë rast, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar veprimet e deritashme të qeverisë dhe të Albin Kurtit, duke theksuar se veprimet e kryeministrit çojnë në izolimin e Kosovës.
Në këtë kontekst, Molliqaj ka thënë se shëtitjet e Kurtit nëpër vendet e caktuara në veri nuk janë asgjë tjetër veçse fotografi për vota.
Molliqaj ka thënë se ura e Ibrit hapet vetëm me pëlqimin e ndërkombëtarëve dhe KFOR-it.