Aksioni ‘lëmoshëkërkuesit’, policia në Ferizaj ndalon 23 persona
04 qershor 2021
| 16:44
Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar 23 persona pas një aksion për të ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytetin e Ferizajt.
Prej tyre 14 persona të moshës madhore dhe 9 fëmijë, (15 shtetas të Republikës Shqipërisë dhe 8 shtetas të Republikës së Kosovës).
Me këtë rast, policia ka shqiptuar 12 fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”.
Në komunikatën e policisë është bërë me dije se do të vazhdojë aksioni për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt.