Aksioni në Karaçevë: Ku dërgohen aparatet e lojërave të fatit që u konfiskuan nga Policia
Konfiskimi i aparateve të lojërave të fatit është në kompetencë të Policisë së Kosovës, por ku dërgohen këto mjete të cilat kushtojnë me mijëra euro.
Meqë lojërat e fatit janë të ndaluara me ligj edhe organet kompetente po e luftojnë këtë dukuri.
Në aksionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë, javën e fundit u konfiskuan 96 aparate të cilat përdoreshin për zhvillimin e kësaj veprimtarie.
Por ku dërgohen këto mjete të cilat kushtojnë me mijëra euro e tregon zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa, raporton T7.
Bytyqi-Sefa pohoi edhe faktin që tash e një kohë konfiskimet e mjeteve të lojërave të fatit nuk janë më në kompetencë të ATK-së, pasi që kjo pjesë është rregulluar me ligj.
Por që këto mjete nuk janë në terminalet doganore e ka pohuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Pavarësisht aksioneve që u morën me 15 të këtij muaji një aksion i ngjashëm u bë këtë të shtunë në Komunën e Ferizajt.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Policia ka pohuar që aksione të tilla kundrejt lojërave të fatit do të vazhdojnë edhe më tutje.