Aksioni në veri, prokuroria thotë se bëhet fjalë për vepra penale që lidhen me korrupsion dhe marrje ryshfeti
18 nëntor 2023
| 11:36
Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, ka dhënë detaje për aksionin që Policia e Kosovës dhe Dogana sot po e zhvillojnë në veri të vendit.
Ai ka treguar se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Sipas tij, dyshimet janë për kryerje të veprave të ndryshme penale.
“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu për gazetën “Insajderi”.
Policia e Kosovës nga orët e mëngjesit është duke e zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku ka bastisur disa lokacione.