Aksioni për arrestimin e policëve, vjen reagimi i ministrit Sveçla

14 mars 2022 | 11:31

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës (MPB), Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, AKI-në, Doganat dhe Policinë e Kosovës kanë kryer një aksion në Gjakovë e Prizren.

Lidhur me këtë, Sveçla ka thënë se policia radhitet si institucioni i dytë më i besueshëm në Kosovë dhe kjo është falë punës së zyrtarëve policorë.

Sipas tij, ata që njollosin punën e ndershme të policisë nuk kanë vend në Policinë e Kosovës dhe ky institucion nuk do të jetë vendi ku thyhet ligji.

“Si ministër i Punëve të Brendshme, do të vazhdojë të jap mbështetjen time maksimale për secilin zyrtar policor veç e veç dhe për policinë në tërësi në arritjen e qëllimeve të tyre madhore për të garantuar rend, ligj e siguri për të gjithë qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi nxjerri një barazim në fund të ndeshjes ndaj Torinos…