Aktakuza e re ndaj ish-presidentit Thaçi, një tjetër përpjekje për ta njollosur luftën tonë çlirimtare
06 dhjetor 2024
| 21:13
Kandidati për deputet i PDK-së, biznesmeni, Shahin Dervishaj, ka reaguar Gjykatës Speciale, e cila ka ngre aktakuzë të re kundër ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se aktakuza e re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi është një tjetër përpjekje për të njollosur luftën tonë të drejtë për liri dhe pavarësi.
“Kjo nuk është vetëm goditje ndaj tij, por ndaj gjithë historisë dhe sakrificës së popullit tonë. Hashim Thaçi ka përfaqësuar guximin dhe idealet e Kosovës. Drejtësia nuk duhet të përdoret si mjet për deformimin e së vërtetës historike”, ka shkruar në “Facebook” Dervishaj.