Aktakuza e re ndaj Thaçit, Lushtaku: Pavarësisht goditjeve të ulëta dhe padrejtësive, ti do të dalësh më i fort se kurrë më parë!

06 dhjetor 2024 | 23:42

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas publikimit të aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se “pavarësisht goditjeve të ulëta dhe padrejtësive që po ndodhin, ti do të dalësh më i fort se kurrë më parë!”.

“Jam i bindur se, pavarësisht goditjeve të ulëta dhe padrejtësive që po ndodhin, ti do të dalësh më i fort se kurrë më parë! Lufta për liri ishte dhe mbetet lufta për mbijetesë – një e drejtë e shenjtë e popullit tonë. Asgjë nuk mund ta zbehë të vërtetën e një kauze të drejtë dhe të fisnike, e cila mbështetet në sakrificat dhe guximin e atyre që luftuan për dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës. E vërteta gjithmonë triumfon!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku derisa ka kritikuar…